AlbanianSport.com 23.04.2016 09:35
ASNN – Horhe Lorenco është më i shpejti në provat e lira të Çmimit të Madh të Spanjës. Kampioni i botës në fuqi, piloti i “Jamahës”, ka përmirësuar kohën e mëngjesit, ndërsa e ka ndalur kronometrin në 1 minutë, 39 sekonda dhe 555 të mijëtat.
Bashkëatdhetari i tij Markez, piloti i Hondës, që është kryesuesi aktual i renditjes së përgjithshme të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit është piloti i vetëm që ka zbritur nën 1 minutë e 40 sekonda, ndërsa ka pasur kohën 1’39”900.
I treti në provat e lira ishte Aleiks Espargaro i Suzukit me 538 të mijëtat përpara Dukatit të Hektor Barberës dhe 674 të mijtat po përpara tij pasdite. Valentino Rosi është i 5-ti me 727 të mijtat nga shoku i skuadrës.
I shtati “Dukati” i Andrea Dovicioos, Pedroza i 9-ti me Hondën. I 11-ti një tjetër pilot i Dukatit, si Andrea Janone. Ndërkohë, në “Moto 2”, në harkun mes dy provave të lira më i shpejti ka rezultuar Nakagami përpara Folgerit (1’42”667) dhe Baldasarit me 1’42”805.
E ndjekin Loves, Luthi, Simeon e Zarko. Italiani më i mirë është Korsi, me kohën e 9-të në provat e lira. Ndërsa në “Moto 3”, provat e lira të së premtes janë mbyllur nën emrin e Bred Binderit. Piloti i Red Bull KTM Team është kryesuesi i renditjes së përgjithshme botërore dhe ka pasur kohën më të mirë në provat e lira me 1’47”110.
I dyti ka mbërritur në finish Navarro me 1’47”241, i treti Bulega me kohën 1’47”400. Ndjekin Romano Fenati me 1’47”473 përpara Nikolo Antonelit. Sot pasdreke janë provat zyrtare në të 3 kategoritë.