Xhudo / Kelmendi, kampione e Evropës, Gjakova, e bronztë në Rusi

Share Button

Xhudo-Majlinda-Kelmendi-Nora-Gjakova-medalje-Rusi-2016

Gjergj Vyshka 22.04.2016 07:55

Merr medalje bronzi dhe Nora Gjakova, e cila siguron dhe kualifikimin me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Deri më tani dy sportistë me normë kualifikimi në olimpiadën braziliane për Kosovën. Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë.

Xhudistja pejane e mposhti në finale francezen Prishila Gneto për t’u kurorëzuar si mbretëresha e Evropës në xhudo. Kampionia e botës e kaloi turin e parë pa ndeshje, kurse në atë të dytin mundi ukrainasen Oleksandra Starkova. Kurse në turin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Shvarc. E kësisoj ka fituar të drejtën për të qenë në gjysmëfinale.

Atje ajo mundi francezen Eurani Anabel para se ta fitonte edhe finalen ndaj francezes tjetër Gneto. Ndërkohë Xhudistja Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Rusi. Gjakova mposhti britaniken Smith Dejvis për të fituar medaljen e bronztë në kategorinë e peshës trupore deri 57 kilogramë.

Suksesi i saj vjen pak minuta pasi xhudistja tjetër Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë. Nora Gjakova kishte arsye po ashtu që të festonte pas medaljes së bronztë, sepse matematikisht e kualifikoi në Olimpiadën e Rios. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i saj, Driton Kuka. “Me suksesin e arritur në Evropian, Nora e ka arritur normën”, – ka thënë ai.

“Renditja e re do të dalë të hënën”, – ka thënë trajneri pejan. Më herët, normën olimpike e kishte siguruar edhe Majlinda Kelmendi, prandaj tani Kosova i ka dy norma kualifikimi në “Rio de Zhaneiro 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh