Gjergj Vyshka 21.04.2016 15:20
Dje ka pasur edhe një takim miqësor mes drejtuesve aktual të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Presidentit Erlind Pëllumbi dhe Sekretarit të Përgjithshën, Albens Vokopola, me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani.
E gjithë ideja ishte bashkërendimi i orareve dhe ecja paralel e lojërave me dorë në gjuhën e kompromisit dypalësh, pse jo deri në investimet e përbashkëta në infrastrukturë që do të mund t’i shërbejnë dy palëve.
E hapi i parë është hedhur për “shkrirjen e akujve”, ndërsa që nga këtu duket se basketbolli e volejbolli do të jenë bashkë. Gjithnjë për mirëfunksionimin e lojërave me dorë në vendin tonë…