AlbanianSport.com 20.04.2016 20:25
ASNN – Mesfushori me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, që refuzoi fanellën kuqezi të Shqipërisë që të luajë me Belgjikën, po mendon të përfaqësojë Kosovën. Është gazetari i njohur belg, Kristof Terrër, ai që ka raportuar se Januzaj është duke menduar të përfaqësojë Kosovën, edhe pse ka luajtur 6 ndeshjes me Belgjikën.
Këtë ndërrim të përfaqësueseve Januzaj pritet ta bëjë për shkak të ftohjes së marrëdhënieve me federatën belege, e cila e kishte ftuar atë që të luajë për përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve. Ndërrimi i përfaqësueses është i mundshëm në bazë të ligjeve për regjistrim në FIFA.
Por kjo vlen për vende që nuk kanë ekzistuar më vete më parë. Kosova pritet që gjatë muajit maj të pranohet në UEFA dhe në FIFA dhe kjo i jep mundësi Januzajt që të përfaqësojë gjysmën tjetër shqiptare. Madje ai pritet t’i bashkohet Kosovës që në Eliminatoret e Botërorit 2018.
Ylli i Mançester Junajtid pritet ta braktis përfaqësuesen e Belgjikës, pasi është i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet nga ky vend. Sipas mediave belge, Januzaj po shqyrton mundësin që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Ish-futbollisti për një gjysmë sezoni i Borussia Dortmundit po e pret pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.