Ekskluzive / Nezaj rrëfen finalen, miqësitë dhe rivalitetin & Kombëtaren

Share Button

Volejboll-Femra-Klonarda-Nezaj-Tirana

AlbanianSport.com 20.04.2016 17:55

ASNN – Klonarda Nezaj është njëra nga lojtaret më të spikatura të Tiranës në këtë sezon të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit të Femrave, që njihet si Grupi A1, dhe një nga faktorët që i ka çuar bardheblutë deri në finale, ku përballë do të kenë rivalen e përhershme të viteve të fundit, Barleti Volejin.

Në prag të nisjes së dueleve finale të “play-off”-it për titullin “kampion”, AlbanianSport.com bisedoi me ish-lojtaren e Minatorit dhe Barleti Volejit mbi shanset e skuadrës së saj të origjinës, Tiranën, mbi miqësitë e sportistëve dhe rivalitetin në parket dhe mbi ekipin përfaqësues.

“Fitorja e fundit kundër Barleti Volejit, nuk na bën aspak euforik, por thjesht tregoi progresin që skuadra e Tiranës ka bërë gjatë kësaj faze të dytë, – ka thënë Nezaj. – Do të mundohemi të japim maksimumin për titullin “kampion”, por çdo gjë mbetet e hapur deri në fund.”

Lidhur me miqësitë e sportistëve dhe rivalitetin në parket, volejbollistja bardheblu ka theksuar se “kjo miqësi nuk influencon aspak brenda parketit, aty jemi kundërshtare dhe qëllimi i secilës është për të fituar. Kur futesh në parket, secila lojtare motivohet për të përfaqësuar uniformën dhe interesat e skuadrës përkatëse.”

Sa i përket Kombëtares, Nezaj shpreh kënaqësinë që volejbolli shqiptar i femrave do të ketë veprimtari në arenën ndërkombëtare, pas një periudhe mungese. “Grupi ku ne bëjmë pjesë, nuk është edhe shumë i favorshëm, duke qenë se janë skuadra me nivel volejbolli të lartë, por do të japim maksimumin”, – ka përfunduar ajo.

Ja dhe intervista ekskluzive që volejbollistja e Tiranës, Klonarda Nezaj, dha për AlbanianSport.com:

 

– Akti i fundit i “play-off”-it final për titullin “kampion” është në prag. Si vjen Tirana në këtë finale me rivalen e përhershme të viteve të fundit, Barleti Volejin?

– Në lidhje me ekipin, jemi drejt fundit tashmë, në fazën e “play-off”-it, dhe, sigurisht, më të rëndësishmen. Skuadra tanimë është më e konsoliduar, pavarsisht problemeve shëndetësore të ekipit, dhe mungese lojtaresh që në fillim të sezonit. Po stërvitemi çdo dite, ndonëse kjo është periudhë me lodhje fizike dhe psikologjike për të dyja skuadrat finaliste. Përballë kemi një ekip më të kompletuar, që ka udhëhequr gjatë këtij kampionati, por, që, sipas statistikave të fundit, çështje pikësh të vogla na ndanin, madje edhe të diskutueshme. Fitorja e fundit kundër Barleti Volejit, nuk na bën aspak euforik, por thjesht tregoi progresin që skuadra e Tiranës ka bërë gjatë kësaj faze të dytë. Do të mundohemi të japim maksimumin për titullin “kampion”, por çdo gjë mbetet e hapur deri në fund, dhe fitoftë më i miri!

 

– Si funksionon tek ju kjo që shumica e lojtareve të të dyja skuadrave jeni shoqe dhe keni luajtur me të dyja skuadrat dhe me të dy trajnerët… sa ndikon kjo ne njohjen e kundërshtarit dhe si arrini të motivoheni kundër njëra-tjetrës?

– Të qenit lojtare të mira, ka bërë të kemi oferta nga ekipe të ndryshme. Unë personalisht, përveç ekipit të origjinës, pra Tiranës, kam luajtur edhe tek ekipi i Minatorit dhe, për dy sezonet e kaluara, te Barleti Voleji. Për këtë arsye, kemi krijuar shoqëri me disa prej lojtareve, pa harruar dhe afrimitetin për vite me radhë me vajzat e ekipit kombëtar, dhe njohjen gjithashtu të trajnerëve. Por, kjo miqësi nuk influencon aspak brenda parketit, aty jemi kundërshtare dhe qëllimi i secilës është për të fituar. Kur futesh në parket, secila lojtare motivohet për të përfaqësuar uniformën dhe interesat e skuadrës përkatëse.

 

– Po “ringjallet” Kombëtarja… duke qene se ka lojtare cilësore si ju, por edhe të tjera që kanë luajtur jashtë, dhe me nje trajner te ri, a kemi shpresë për një përfaqësim cilësor në Ligen e Evropës?

– Në lidhje me kombëtaren, më vjen mire që do të kemi veprimtari në arenën ndërkombëtare, pas një periudhe mungese. Grupi ku ne bëjmë pjese, nuk është edhe shumë i favorshëm, duke qenë se janë skuadra me nivel volejbolli të lartë, por, pavarsisht kësaj, me stërvitje dhe përgatitje gjatë grumbullimit, do japim maksimalen tone. Përsa u përket trajnerëve të rinj, janë të njohur profesionalisht dhe kemi pasur bashkëpunime edhe me pare në veprimtaritë e kaluara, dhe kjo normalisht do të ndikojë pozitivisht për një përfaqësim dinjitoz.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh