Gjergj Vyshka 19.04.2016 07:05
ASNN – Federata Shqiptare e Atletikës bëhet gati për të zhvilluar veprimtarinë e 5-të kombëtare.
Pasi ka kryer kampionatin dimëror, krosin kombëtar, por dhe kampionatet e moshave Nën-13-vjeç dhe Nën-16-vjeç, tashmë është radha e Nën-18-vjeçareve për të zbritur në pistë.
Por ndërsa e kishin parashikuar të gjithë garën në Stadiumin “Elbasan Arena”, menjëherë kanë ardhur dhe devijimet e para.
Sepse sipas lajmërimit të Federatës Shqiptare të Atletikës, që gjithçka e ka bërë të ditur nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Nikolin Dionisi, në “Elbasan Arena” nuk lejohen të bëhen as hedhjet dhe as kërcimi së larti, gjë që të paktën për këtë të fundit nuk duket krejt normale.
Sidoqoftë, programi i hedhjeve do të zhvillohet sot në këndin e ish-kompleksit Dinamo, kurse kërcimi së larti në pistën e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet.
Kampionati Kombëtar
i Atletikës – Nën-18-vjeçaret
Programi i garave:
Meshkuj:
Ora 10:30 Kërcim së larti
Ora 11:00 110 m/p
Ora 11:00 Hedhje gjyle
Ora 11:30 400 m/p
Ora 11:45 Hedhje disku
Ora 12:00 400 m (Bateria 1)
Ora 12:00 Kërcim trehapësh
Ora 12:10 400 m (Bateria 2)
Ora 12:40 100 m (Bateria 1)
Ora 12:45 100 m (Bateria 2)
Ora 12:45 Hedhje shtize
Ora 12:50 100 m (Bateria 3)
Ora 13:10 1500 m
Ora 13:20 Kërcim së gjati
Ora 13:30 200 m (Bateria 1)
Ora 13:35 200 m (Bateria 2)
Ora 13:40 200 m (Bateria 3)
Ora 13:45 Hedhje çekiçi
Ora 14:10 4×100 m
Ora 14:30 4×400 m
Femra:
Ora 10:30 Kërcim së larti
Ora 11:00 Hedhje gjyle
Ora 11:15 100 m/p
Ora 11:45 400 m/p
Ora 12:15 Hedhje disku
Ora 12:20 400 m (Bateria 1)
Ora 12:30 400 m (Bateria 2)
Ora 12:40 Kërcim trehapësh
Ora 12:45 Hedhje shtize
Ora 12:55 100 m (Bateria 1)
Ora 13:00 100 m (Bateria 2)
Ora 13:05 100 m (Bateria 3)
Ora 13:20 1500 m
Ora 13:45 200 m (Bateria 1)
Ora 14:20 4×100 m
Ora 13:45 Hedhje çekiçi
Ora 13:50 200 m (Bateria 2)
Ora 13:50 Kërcim së gjati
Ora 13:55 200 m (Bateria 3)
Ora 14:40 4×400 m