AlbanianSport.com 18.04.2016 13:25
ASNN – Armando Sadiku shënon një tjetër gol në Zvicër, por skuadra e tij është pranë rënies nga kategoria. Kështu, nuk po rresht së shënuari gola futbollisti elbasanas, Armando Sadiku.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare e gjeti edhe një herë rrugën e rrjetës në Superligën e Zvicrës, në një ndeshje me mjaft emocione.
Ai barazoi përkohësisht rezultatin për ekipin e tij, Vaduzin, por në përfundim fitues doli ekipi vendas, Jang Bojsi i Bernës.
Pavarësisht nga forma e mirë dhe golat e Sadikut, Vaduzi është në vendin e fundit në kampionat dhe rrezikon seriozisht të bjerë nga kategoria.
Sidoqoftë, falë Sadikut, Vaduci është në finalen e Kupës dhe mund të kualifikohet për në Ligën e Evropës.