Gjergj Vyshka 17.04.2016 22:05
Elbasani është mundur nga Superior Basket për meshkuj në shifrat 67-81, në ndeshjen e vlefshme për javën 18-të të nivelit të dytë të nivelit të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë.
Takimi ka folur më mirë për skuadrën e Superiorit, të cilët nuk e vunë për asnjë moment në diskutim edhe fitoren. Kështu, pjesa e parë u mbyll 11-22, ndërsa e dyta 17-20 dhe në pushim rezultati është në favor të miqve, 28-42.
Me një diferencë të konsiderueshme, miqtë hyjnë më të qetë pas pushimit në fushë dhe thellojnë më tej diferencën, pasi në të tretën fitojnë 15-19. E katërta u luajt sa për formalitet dhe atë e fituan vendasit 24-20, por i gjithë rezultati ishte në favor të Superiorit, 81-67.
ELBASANI – SUPERIORI 67-81
(11-22, 17-20, 15-19, 24-20)
ELBASANI: B. Skëndaj, Mata, Koçiasi, Leka, I. Skëndaj / Musta, Biçoku, Balliu, Guxha, Isufi. Trajner: B. Sinani
SUPERIORI: Ferra, Gjeçi, Qilimi, Troja, Beqo / Jareci, Shushku, Pregja, Shehi, Nikolli, Qeleshi, Shytaj. Trajner: E. Çarçani
GJYQTARË: A. Dulçe (Tiranë), J. Gokaj (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 18-të
(15-16 prill 2016)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Skënderbeu 73-36
Tirana Eagles pushim
Të shtunën:
Elbasani – Superiori 67-81
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior 15 12 3 1109-808 27
- Ardhmëria Basket 14 12 2 1022-678 26
- Elbasani 14 8 6 1044-947 22
- Skënderbeu 15 3 12 823-1070 18
- Tirana Eagles 14 1 13 672-1040 15