Peshëngritje / Shoraj, dëshmi e strategjive të gabuara në Evropian

Share Button

Peshengritje-Evropiani-2016-Krenar-Shoraj-prezantimi

Gjergj Vyshka 15.04.2016 12:55

Krenar Shoraj, peshëngritësi i peshës deri në 85 kg, mund të cilësohet më i miri në paraqitjen e shqiptarëve në Kampionatin Evropian të të rriturve, i cili vazhdon të zhvillohet në Fjorde të Norvegjisë. Pas vendit të 8-të të Shqiponja Brahjes në peshën 48 kg, vendit të 12-të të Romario Avdirajt në peshën 62 kg, vendit të 5-të të Evangjeli Velit të peshës 53 kg, por dhe pas dështimit të madh të Briken Caljes në peshën 69 kg dhe Erkand Qerimajt në peshën 77 kg, e djeshmja e Shorajt ka qenë si një ngushëllim për këtë paraqitje aspak dinjitoze, jashtë çdo parashikimi dhe me turpin e madh të moskualifikimit në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.

Një shprehje e urtë popullore thotë: “Të vjen nga s’e pret”. Sigurisht që në këtë rast nuk është për të keq si kuptim figurativ, por për mirë, sepse medaljet priteshin nga Calja e Qerimajt dhe mund të vijnë edhe duke qenë e duke pasur konkurrentë në Baterinë B. Sepse strategji të tilla kanë funksionuar në Kampionatin Evropian të këtij viti, sidomos me spanjollin Lopez Sançez në peshën 69 kg dhe me rumunin Kamatru në peshën 77 kg, të dy fitues të Baterisë B. E një mishërim i tillë është me Krenar Shorajn, që është i treti në Baterinë B të peshës 85 k.

Dhe, mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me Endri Karinën dhe Sopot Sulën, të cilët sot do të konkurrojnë në Baterinë B të peshës 94 kg. Nëse ndodh që Shoraj do të ngjitet në podiumin e medaljeve pas përfundimit të grupit A të peshës 85 kg, atëherë strategjia e zgjedhur qoftë për Velin në peshën 53 kg, por dhe Caljan e Qerimajn, përkatësisht në peshat 69 dhe 77 kg, ka qenë e gabuar. Pasi “edhe nga bishti mund të dilet te koka”. Që do të thotë se edhe duke qenë nga vendi i parë deri tek i treti në dygarësh në grupin B mund të marrësh medalje pas përfundimit të Baterisë A dhe hartimit të renditjes së përgjithshme.

Sepse konkurrenca në B sigurisht që është më e lehtë dhe me pa më shumë presion se sa në mes të fortëve. Shoraj e ka vërtetuar këtë, ndërsa me vendin e tretë në dygarësh në Baterinë B është më i miri për tanët në Evropianin e Fjordes në Norvegji.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh