AlbanianSport.com 25.10.2014 21:55
ASNN – Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, ka lajmëruar se më 25 dhe 26 tetor në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, nën kujdesin e presidentit të kësaj Federate, Martin Biba, do të organizohet Kampionati Kombëtar i mundjes së lirë dhe klasike për të rinj.
Gjithçka është në kuadrin e kalendarit vjetor të mundjes shqiptare. Pritet një konkurrencë e fortë mes mundësve të rinj.