AlbanianSport.com 14.04.2016 19:00
ASNN – Dy inspektorë të UEFA-s, kanë ndjekur nga afër punimet që po bëhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ata kanë mbetur të kënaqur për çka është bërë deri tani dhe kanë lënë detyrat, se çfarë duhet bërë në të ardhmen, që në atë stadium të luhet pa problem.
Organizmi që qeveris futbollin kontinental vazhdon të ndjekë me vëmendje ecurinë e punimeve në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. UEFA ka dërguar dy inspektorë nga Zvicra, të cilët për disa orë kanë parë nga afër punimet e deritanishme. Përfaqësuesi i FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili i shoqëronte ka thënë për mediat se gjithçka është në rrugë të mbarë.
Dervishaj është pyetur edhe për pistën e tartanit. Stadiumi pritet të mbarojë në fund të majit, të paktën pjesa e brendshme e tij. Ndërsa inspektorët kanë lënë detyrat se çfarë duhet bërë në të ardhmen, në mënyrë që stadiumi të plotësojë të gjitha kushtet që në të, të luhet pa problem.