Gjergj Vyshka 13.04.2016 15:20
Sipas profilit zyrtar të Federatës Shqiptare të Basketbollit në rrjetin social “Facebook”, do të luhet më 8, 9 dhe 10 korrik 2016 një miqësore me Nën-16-vjeçarët djem, Shqipëri-Kosovë. Më pas për Nën-16-vjeçaret vajza më 1 apo 2 korrik. Për të vijuar me Nën-18-vjeçarët, meshkuj dhe femra në periudhën 8-17 korrik, të paktën 4-5 ndeshje të mundshme. Për Nën-20-vjeçarët, edhe pse janë në të njëjtin grup, më 15 dhe 30 qershor 2016.
Po kështu për kombëtaren e të rriturve, atje ku trajneri i Shqipërisë është Antonio Kostantinides, trajneri aktual i SIGAL Prishtinës, më 8-9 gusht 2016 dhe 24-25-26 gusht 2016. Nuk duhet harruar që kombëtarja kuqezi, e cila do të jetë përballë Gjeorgjisë, Sllovakisë dhe Malit të Zi, i nis ndeshjet e saj me vajtje-ardhje më 31 gusht deri më 17 shtator. Sa i përket gjyqtarëve, gjithnjë sipas memorandumit të përbashkët mes dy federatave, më 23-25 gusht në Gjakovë do të jetë një klinikë e përbashkët.
Atje ku do të jenë Milojeviç dhe ndërkombëtari ynë Cici. Shtator një seminar me gjyqtarët e superligës në Kosovë, që janë gjithsej 24. Dhe më pas testimi i përbashkët i gjyqtarëve të basketbollit të të dy vendeve. Parë kështu Shqipëria-Kosova në basketboll tashmë janë drejt një bashkëpunimi të sigurt dhe të përbashkët me qëllimin final zhvillimin në nivelin cilësor të lojës së koshit në të gjitha nivelet në të dy vendet.