Volejboll – Meshkuj / Vllaznia bën hap fals, Tirana fiton “raundin” e parë

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Vllaznia-Tirana-1-3-rreshtimi-2016

Gaspër Marku 13.04.2016 10:45

Gjysmëfinalja e parë e fazës së “play-off”-it në volejboll për meshkuj, Vllaznia-Tirana, takim ky i luajtur mbrëmjen e së martës në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, është mbyllur me fitoren 1-3 për skuadrën bardheblu. Një hap ky i gabuar që bën skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, e cila nuk arrin të shfrytëzojë faktorin fushë. Për hir të së vërtetës duhet thënë se tifozeria vendase nuk nguroi ta mbështeste skuadrën kuqeblu gjatë të gjithë ndeshjes.

Por përpos një seti të vetëm, atë të dytin që e fitoi me shifrat e ngushta 25-23, setet e tjerë zhgënjimi ishte jo i vogël në fushën e lojës për volejbollistët shkodranë. Në lojën e kuqebluve patjetër që ka ndikimin e vetë negative mungesa e Ditmir Rrashketës, një prej volejbollistëve më të mirë të Vllaznisë dhe kombëtares së Shqipërisë, i cili për arsye dëmtimi, e ndoqi nga tribunat e spektatorëve.

Megjithatë në përbërjen e skuadrës kuqeblu ka volejbollistë të tjerë mjaft të talentuar me të cilët trajneri Artan Kalaja ka pretendime reale për arritjen e suksesit të fitimit të trofeut. Sipas specialistëve të volejbollit shkodran, që e ndoqën ndeshjen prej së afërmi, skuadra kuqeblu duket se ka një ngërç serioz për ndeshjet që luan brenda. Atje ku, nga dëshira dhe ana emocionale e ngarkuar për të bërë më të mirën përpara tifozëve të saj, nuk arrin të dalë në lojën e saj më të mirë.

Pikërisht një gjë e tillë sipas tyre e penalizoi Vllazninë edhe në finalet e Kupës së Shqipërisë duke u eliminuar që në gjysmëfinale. Megjithatë, jo vetëm specialistët e volejbollit shkodran, por edhe vetë volejbollistët, protagonistët e skuadrës kuqeblu, me në krye trajnerin e tyre Artan Kalaja, premtuan dhe janë të bindur se në gjysmëfinalen e dytë ato do të dalin fitues për çuar kualifikimin në finale me ndeshje të 3-të, sërishmi në Shkodër.

Nga ana tjetër bardheblutë, të drejtuar me kompetencë nga trajneri Ilo Koja, që me ardhjen e tij në krye të skuadrës ka futur një frymë të re, jo vetëm në aspektin e nivelit të lojës për sa i përket anës teknike dhe taktike, por sidomos edhe frymën e grupit, gjë që reflektohet jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, ka bërë gjithçka mirë. Ndaj, për këtë arsye, përballja e së premtes në kryeqytet, Tirana-Vllaznia pritet me shumë interes.

 

Vllaznia – Tirana                  1-3      (0-1)

(18-25, 25-23, 20-25, 16-25)

Vllaznia: Miloti, Çekini, N.Qafarena, Taflaj, A. Qaferana, K. Kola. R. Kola (L) / Jukni, Lloshi, Tatar, Gjoklaj, Preka, Lloshi. Trajner: A. Kalaja

Tirana: Xhija, Lundra, Pepa, Ferhati, Rama, Kula, Kasemi(L) / Ndoni, Arapi, Xhabrahimi, Gega, Kupi. Trajner I. Koja

Gjyqtarë: A. Shehu, E. Zenullari (Tiranë)

Ndihmës: Ç. Kojku, L. Nurçe (Tiranë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh