AlbanianSport.com 12.04.2016 21:55
ASNN – Xhovani De Biazi afrohet akoma më shumë me stolin e Italisë pas Evropianit. Trajneri aktual i Shqipërisë sipas “Sportmediaset” pati një takim disa ditë më parë me drejtues të organizmit që qeveris futbollin e Apenineve. Trajneri aktual i Shqipërisë sipas medias italiane në fjalë pati një takim disa ditë më parë me drejtues të Federatës Italiane të Futbollit.
Vetëm kaq për kontaktin e radhës, ndërsa Karlo Tavekio ka parashikuar të takojë edhe një herë me Fabio Kapelo, i cili më parë është shprehur kundër marrjes së kësaj detyre. Nëse me Kapelon nuk do të ketë sinjale pozitive, do të jetë Xhovani De Biazi me Xhanpiero Ventura në garë, por nuk shmangen edhe kanditura të tjera si pasardhës së Antonio Kontes, i cili do të drejtojë Çellsin prej sezonit të ardhshëm.
Puna e De Biazit te Shqipëria, që solli edhe kualifikimin në “Euro 2016” vlerësohet. “Sportmediaset” përmend edhe bashkëpunimin me Paolo Tramexanin, i cili luajti një rol të rëndësishëm. Më herët italiani me pasaportë shqiptare është vlerësuar si zgjedhje e logjikshme edhe nga Marçelo Lipi, trajneri i fundit kampion bote me Italinë. Media në fjalë nuk harron të kujtojë se De Biazi është nën kontratë me Shqipërinë deri në fund të Eliminatoreve të Botërorit 2018, ku Kombëtarja kuqezi është në të njëjtin grup me Italinë.