AlbanianSport.com 12.04.2016 21:00
ASNN – Klubi i Basketbollit SIGAL Prishtina është shumë afër triumfit të dytë radhazi në Ligën Ballkanike. Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka fituar finalen e parë ndaj Mornarit, të luajtur në fushën e vet, me rezultatin bindës 82-68. Prishtina nisi dobët ndeshjen e parë duke u mposhtur në pjesën e parë, 23:25.
Megjithatë, kundërshtari nga Mali i Zi nuk arriti të ndalte kampionin aktual të Ballkanit duke u mposhtur në dy pjesët e tjera, me rezultat të thellë. 22-11 dhe 23-12 ishin rezultatet përkatëse të pjesës së dytë dhe të tretë. Në të fundit, malazezët ngushtuan epërsinë për 6 pikë, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 82-68.
Lojtari më efikas te “Plisat” ishte Dardan Berisha, me 20 pikë të shënuara. Në lojë u dalluan edhe Xhejson Uoshbërn, që realizoi 15 pikë dhe fitoi 10 topa në tabelë, si dhe Mohamed Abukar, që shtoi 17 pikë tjera. Takimi i dytë dhe përfundimtar i finales zhvillohet më 20 prill, në Mal të Zi.