Peshëngritje / Sonte në pedanë Calja, gara drejtpërdrejt në TVSH 2 (19:30)

Share Button

Peshengirjte-Briken-Calja-Hjuston-2015

AlbanianSport.com 12.04.2016 13:30

ASNN – Konkurrimi i kuqezinjve të shtangës në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Norvegji, do të vazhdojë sot me Briken Caljen. Ai garon në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg, midis 11 konkurrentëve të grupit A. Gara nis në orën 19.30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizioni Shqiptar, në kanalin e dytë tokësor, TVSH 2, si dhe në kanalin RTSH Sport të platformës dixhitale të transmetuesit publik.
Briken Calja do të jetë peshëngritësi I radhës që do të nisë konkurrimin në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Norvegji. 26-vjeçari shqiptar konkurron sot në peshën 69 kg midis 11 konkurrentëve të tjerë. Sipas tabelës së pasqyruar në faqen zyrtare të kampionatit Evropian të Peshëngritjes, Calja ka deklaruar 333 kg në dygarësh. Nëse arrin të realizojë këtë rezultat shtangisti shqiptar mund të marrë medaljen e argjendtë.
Kjo pasi konkurrenti me rezultatin më të mirë në baterinë A është turku Ismailov, i cili ka deklaruar 335 kg në dygarësh, vetëm 2 kg më shumë se sportisti ynë. Gara nis në orën 19.30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Televizionit Shqiptar. Gjatë fazës përgatitore në Shtërmen, Briken Calja ka treguar një formë të mirë sportive duke dhënë rezultate të mira. Pas paraqitjeve jo të mira të dy peshëngritëseve femra, Shqiponja Brahja dhe Evangjeli Veli në dy ditët e para të Evropianit, shpresohet që Briken Calja të marrë medaljen e parë në këtë veprimtari.
Kampionati Evropian është veprimtaria e fundit kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhanieiro 2016”, ndaj ka një rëndësi të madhe për peshëngritjen shqiptare, përsa u përket pikëve që do të marrin shntangistët. Në bazë të renditjes që do të arrijnë ata, do të përcaktohet edhe numri i pjesëmarrësve që do të përbëhet ekipi kuqezi që do të marrë pjesë në Olimpiadë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh