Gjergj Vyshka 12.04.2016 11:40
Kushtrim Prenga duket se është duke shkuar drejt zonës së medaljeve në disiplinën me 9 gurë në Kampionatin Evropian të Ponshaut në Austri.
Deri në turin e dytë Prenga, ka numëruar tre fitore. Ka mundur 9-7 rumunin Daniel Gale. Më pas 9-8 turkun Sami Kojlu Mahmut dhe 9-5 qipriotin Antoni Brabin.
Ndërkohë për Edlir Kurthysën ka ardhur vetëm një fitore, 9-6 ndaj sllovenit Balash Koeles.
E më pas dy humbje 7-9 me sllovenin Jakulb Koniar dhe 8-9 me zviceranin Daniel Kandl.
Që do të thotë se sportistët kuqezi, në një shkallë relative, po tregohen dinjitozë në Evropianin e Bilardos.