Gjergj Vyshka 12.04.2016 09:50
Evangjeli Veli, peshëngritësja e Shqipërisë në peshën 53 kg, nuk ka shkuar më shumë e sa vendi i pestë në Kampionatin Evropian, që është duke u zhvilluar në Fjorde të Norvegjisë. Në shkëputje e ka nisur mirë, teksa në provën e parë ka ngritur 83 kg, por më pas ka dështuar në dy tentativat e saj për të ngritur 87 kg. Për rrjedhojë është në vendin e pestë. Në shkëputje në provën e parë përsëri është e suksesshme me 100 kg. Veçse s’ka mundur të ngrejë dy herë 105 kg dhe në këtë stil është renditur e shtata. E në total me 183 kg në dygarësh është në vendin e pestë. Ndërkohë paradite ka konkurruar edhe Romario Avdiraj në peshën 62 kg në grupin B. Në shkëputje ka realizuar mirë 110 kg dhe 113 kg, por në të tretën me 116 kg nuk ka mundur ta realizojë duke qenë i gjashti në këtë stil. Në shtytje është më rezultativ, sepse realizon të tre provat me 140 kg, 143 kg dhe 145 kg dhe është në vendin e dytë. Dhe me 258 kg në dygarësh është në vendin e katërt në Baterinë B. Sot do të jetë në pedanë Briken Calja në peshën 69 kg prej të cilit pritet medalje.