Moto GP / Mark Markez merr frenat, edhe në Ostin është fitues

Share Button

MotoGP-Austin-rrota

Gjergj Vyshka 11.04.2016 14:25

Dalin jashtë gare Valentino Rosi, Andrea Doviciozo dhe Daniele Pedroza. Kampioni në fuqi i botës, Horge Lorenco, vetëm i dyti. Spanjollët bëjnë ligjin, ndërsa Honda bëhet krenare. Mark Markez, spanjolli i Hondës, ka marrë plotësisht frenat e motoçiklizmit botëror në dorë.

Jo vetëm sepse është kryesues në renditjen e përgjithshme pas tre garave, por sepse me dy fitore radhazi, në Rio Hondo të Argjentinës dhe dje në Ostin të SHBA-së, ka treguar se është pretendent kryesor për të fituar sivjet. Dhe spanjolli që e dominon plotësisht Kampionatin Botëror të Motoçiklizmit dje ka lënë pas Lorencon e Jamahës, që është kampion Bote, si dhe Janonen e Dukatit.

Lufta është bërë vetëm spanjolle, sepse Valentino Rosi ka mbetur jashtë gare, ashtu sikurse dhe Doviciozo dhe Pedroza. E Markez, që ishte fituesi i etapës kualifikuese një ditë më parë, që në hapjen e dritës jeshile të startit të garës vihet përpara Lorencos dhe Rosit.

Por Rosi është i pafat, ndërsa pas xhiros së tretë është rrëzuar dhe ka qenë i detyruar të tërhiqej. Doviciozo e nis mirë, por përfundon jashtë piste së bashku me Pedrozon, të cilët skualifikohen. Bien dhe Smith dhe Krushlov dhe Markez e bën garën i vetëm. Pas tij Lorenco, Janone dhe dy pilotët e Suzukit, Vinales dhe Espargaro.

 

Moto GP 2016

Renditja përfundimtare e

Çmimit të Madh të Ostinit

 

1)         Mark Markez (Spanjë)                     Honda                        43’57”945

2)         Horge Lorenco (Spanjë)                 Jamaha              +6”107

3)         Andrea Janone (Itali)                      Dukati                          +10”947

4)         Maverik Vinales (Spanjë)               Suzuki             +18”422

5)         Aleiks Espargaro (Spanjë)             Suzuki             +20”711

6)         Skot Reding (Britani e Madhe)      Dukati                          +28”961

7)         Pol Espargaro (Spanjë)                  Jamaha            +32”112

8)         Mishele Pirro (Itali)                           Dukati                          +32”757

 

Renditja e përgjithshme e

Botërorit të Motoçiklizmit

 

1)         Mark Markez (Spanjë)                     Honda                        66 pikë

2)         Horge Lorenco (Spanjë)                 Jamaha          45 pikë

3)         Valentino Rosi (Itali)                                    Jamaha          33 pikë

4)         Pol Espargaro (Spanjë)                  Jamaha          28 pikë

5)         Daniel Pedroza (Spanjë)                Honda                        27 pikë

6)         Maverik Vinales (Spanjë)               Suzuki           23 pikë

7)         Aleiks Espargaro (Spanjë)             Suzuki           21 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh