AlbanianSport.com 11.04.2016 11:40
ASNN – Dje është mbyllur java e 14-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave dhe Vllaznia ka konfirmuar dhe një herë se është skuadër e rekordeve.
14 javë, 14 fitore, 102 gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar e duket se kjo Vllazni nuk arrihet nga askush.
Dje ka mundur The Door, “5-0”. Fitoren më të thellë të javës e ka regjistruar Kinostudio, 13-1 me Dajtin, kurse Tirana AS dhe Apolonia janë ndarë barazim, 1-1.
E në kushtet e dominimit të plotë të Vllaznisë, kampionati i femrave në Shqipëri është krejtësisht pa rivalitet.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 14-të
(9-10 prill 2016)
Të shtunën:
Skënderbeu – AAS 7-1
Juban Danja – Teuta 3-0
Të dielën:
Dajti – Kinostudio 1-13
Vllaznia – The Door 5-0
Tirana AS – Apolonia 1-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 14 14 0 0 102-1 42
- Kinostudio 14 10 0 4 76-26 30
- Tirana AS 14 9 2 3 61-22 29
- The Door 14 8 3 3 36-25 27
- Apolonia 14 8 2 4 50-20 26
- Juban Danja 14 7 1 6 38-23 22
- Skënderbeu 14 6 0 8 30-38 18
- Teuta 14 2 0 12 13-67 6
- AAS 14 2 0 12 13-88 6
- Dajti 14 0 0 14 4-114 0