Gjergj Vyshka 09.04.2016 21:40
Në pragun e fillimit të garës një nga punëtorët që po ngrinte ballonin e startit dhe finishit të garës është aksidentuar nga një makinë, e cila ka ardhur si papritur dhe pakujtuar nga pas. Punëtori është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa ka qenë jashtë rrezikun për jetën.
Ndërsa nga policia rrugore është dhe bllokimi i mjetit. Përtej kësaj, gjithçka e organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit ka qenë në mënyrë perfekte. Gjyqtaria me në krye Hilmi Gjyzelin, por dhe Abedin Guzjen, Pavllo Karajin, Ardian Drenin dhe Luan Sallakun ka qenë në krye të garës. Që do të thotë në shoqërimin e çiklistëve në çdo cep.
Por në të njëjtën kohë ka qenë në lartësinë e duhur dhe polica rrugore dhe e rendit, e cila ka bërë dhe bllokimin e një pjese të segmentit TEG-Kristal Center. Përfundimisht Kupa “Fejzi Povata” ka shkuar në mënyrën më të mirë, ndërsa Sefa, Kola dhe Seferi i kanë dhënë vetes kënaqësinë e të ngjiturit në podium si fitues.