Gjergj Vyshka 09.04.2016 20:55
Trajneri i Ukrainës, Volodimir Reva, ka treguar se nuk ka qenë e lehtë ndaj Shqipërisë, një skuadër që rreshtonte dhjetë lojtare përpara portës së vet. “Nuk ka qenë e lehtë, – tha ai pas ndeshjes. – Nëse 10 persona janë duke luajtur mbrapa dhe kanë vendosur autobusin si masë sigurie, sigurisht që nuk është e lehtë.”
“Nëse do të kishin shënuar që në fillim, ndoshta loja do të kishte një tjetër fazë zhvillimi, ka vijuar Reva. – Loja ka qenë nervoze, edhe pse e kemi pasur nën kontroll atë. Por në fund janë tre pikë. 2-0 përballë një skuadre që nuk luan dhe nuk ka rivalitet atëherë duhet të kënaqesh.”
“Vajzat donin ta luanin topin më shpejt, por kanë gabuar, – ka pohuar trajneri ukrainas. – Gjithçka duhet të ishte në kohë, ndërsa goditjet duhet të ishin më me cilësi. Kemi fituar, por të gjithë kundërshtarët tanë kanë qenë të vështirë. Franca? Sigurisht që nuk do të vërë autobusin përpara dhe ne do të kërkojmë të ndërtojmë lojën tonë.’
“Dhe mundësitë janë. Atmosfera në Lvov ka qenë gjigante dhe ata ishin lojtari 12-të për ne”, – ka përfunduar trajneri i përfaqësueses së Ukrainës në futboll për femra, Volodimir Reva.
Kampionati Evropian
i Futbollit – Femra
Eliminatoret
Grupi 3
Renditja
Nr. Skuadra N F B H Gsh-Gp Pikë
- Franca 5 5 0 0 16-0 15
- Ukraina 5 3 1 1 11-6 10
- Rumania 5 2 1 2 8-7 7
- Greqia 5 2 0 3 9-12 6
- Shqipëria 6 0 0 6 3-22 0