AlbanianSport.com 09.04.2016 19:25
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A2, ka kurorëzuar Lushnjën si fituese të këtij sezoni. Ky ekip, që në fakt përbëhet nga vajzat e Krutjes, e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, duke i fituar të 14-të ndeshjet dhe duke lëshuar vetëm një set.
Ekipi i Lushnjës, që në fakt përbëhet nga vajzat e Krutjes, e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A2, duke i fituar të 14-të ndeshjet dhe duke lëshuar vetëm një set.
Në mbyllje të sezonit, pas asaj fitoreje 3-0 ndaj Studentit, vajzat myzeqare kanë marrë edhe Kupën e fitueses, bashkë me vlerësimin e Ministres Eglantina Gjermeni. Për trajneren lushnjare, Erilda Allkanjari, skuadra ka nevojë për mbështetje, kur për trajnerin e Studentit, myzeqaret duhet të bëjnë kujdes në grupin A1.
Ka patur një episod interesant në ditën e fitores së kupës nga vajzat e Krutjes, pasi njërës nga lojtaret, i ka ardhur propozimi për martesë.