Futboll – Femra / Shqipëria mbahet fort, pëson vetëm dy nga Ukraina

Share Button

Futboll-Femra-Ukraine-Shqiperi-2-0-Seranaj-duel

Gjergj Vyshka 09.04.2016 11:35

Shqipëria e futbollit të femrave është mbajtur fort në ndeshjen e saj të gjashtë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Holandë 2017”. Ka pësuar vetëm dy gola nga Ukraina, por humbja nuk është shmangur. E gjashta radhazi, vetëm tre gola të shënuar dhe 22 të pësuar, e duke i shtuar dhe një humbje 1-3 në miqësoren ndaj Kosovës në Elbasan do të thotë se gjendja e kësaj kombëtareje është pa kthim.

Gjendje e vështirë, pa asnjë dritë në fund të tunelit, ndërsa duket se do të duhen shumë vite për të bërë ne një kombëtare cilësore. Por dhe atëherë të tjerët do të kenë ecur përpara e ne me hapat e “breshkës”, teksa sot duket se na mundin të gjithë, përsëri nuk do të jemi rivalizues. Duke mbetur tek ndeshja është luajtur në një temperaturë normale për muajin prill, 19 gradë celsius, në një kohë më shumë të vranët se sa me diell.

Vajzat kuqezi e kanë nisur me sulm, teksa Seranaj në të 3-ën minutë ka gjuajtur jashtë. Në minutën e 8-të është kundërpërgjigjur Pekur dhe Zani ka pritur. Boiçenko në të 13-tën ka paralajmëruar golin, teksa ka pritur Zani, që nuk ka mundur të bëjë asgjë në gjuajtjen e Apanasçenkos vetëm dy minuta më pas, duke shënuar. Ukrainaset ushtrojnë presion, por dhe gabojnë në gjuajtjet e tyre duke mos e gjetur shënjestrën e duhur.

Dhe vetëm në minutën e 43-të, vendëset me anë të Romanenkos kanë qenë pranë golit, që është devijuar nga pritja e Zanit. Në pjesën e dytë ukrainaset kanë një epërsi të lehtë, ndërsa vetëm në të 71-ën minutë vjen një gjuajtje për skuadra e Rrakllit, me anë të Lulajt, që sidoqoftë, përfundon jashtë. Në minutën e 74-t, Ukraina ka fituar një 11-metërsh, pas pengimit të Khimiçit nga Rrahmani.

Dhe Apanasçenko nuk ka gabuar, duke dhe golin e dytë për vendëset dhe duke sigluar realizuar një dygolësh personal. Apanasçenko në të 77-ën dhe Khimiç në të 8-ën kanë pasur mundësi për të shënuar, por ka pritur Zani. Përfundimisht 2-0 për Ukrainën, kurse vajzat kuqezi nuk kanë shpëtim më në këtë grup “ferri”, ku mbeten të fundit në renditje, me asnjë rezultat pozitiv.

 

Ukrainë – Shqipëri                           2-0

Shënues: Apanaçenko 14’, 74’(11-m.)

E premte, 8 prill 2016, ora 17:00

në stadiumin “Arena Lvov”

 

Ukraina: Samson, Filenko, Pekur, Boiçenko, Andruhiv (Khimiç 66’), Romanenko (Ovdijçuk 86’), Andrushçak, Apanasçenko, Vasiljiuk, Kozirenko (Kalinina 46’), Kravets. Trajner: V. Reva

Shqipëria: Zani, Proto, Rrahmani, Maliqi, Serenaj (Rama 70’), Morina, Velaj (Kurbogaj 90’+3), Hashani, Bajraktari, Zeka (Lulaj 32’), Begolli. Trajner: A. Rraklli

Gjyqtare: T. Subotiç, H. Malasaviç, P. Sever (Sllovaki)

Kartonë të verdhë: Kozirenko / Proto, Velaj

 

Kampionati Evropian

i Futbollit – Femra

 

Eliminatoret

 

Grupi 3

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N         F          B         H         Gsh-Gp          Pikë

  1. Franca           5          5          0          0          16-0                15
  2. Ukraina          5          3          1          1          11-6                10
  3. Rumania       5          2          1          2            8-7                  7
  4. Greqia            5          2          0          3            9-12                6
  5. Shqipëria       6          0          0          6            3-22                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh