AlbanianSport.com 08.04.2016 19:00
ASNN – “Është e vërtetë, diçka interesante sepse tregonte gjithë vlerat dhe kulturën për qytetin e Shkodrës, gjë që është mirë, jo vetëm për ne, por të gjithë ato që jetojnë në Shkodër që t’i këto të dhëna historike, tha futbollisti kryeqytetas, Vrapi, në prononcimin e tij për mediat pas takimit në fjalë.- Kishte shumë gjëra të veçanta, pikante, që unë, deri tani që jam në këtë moshë, ndoshta nuk i kam lexuar më përpara dhe më bëri shumë përshtypje, teksti origjinal që shfaqi drejtori i bibliotekës për Lahutën e Malësisë, m’u duk diçka shumë interesante.”
Një futbollist si Vrapi që ka luajtur me disa skuadra dhe në shumë qytetet ndoshta i ndjente më tepër se të tjerët emocionet dhe qëllimin e këtij aktiviteti. Për këtë ai thotë se “ideja është që, çdo sportist, kur shkon tek një skuadër tjetër, mundohet të përshtatet me traditën e vendit ose mënyrën e të jetuarit me këtë qytet, por besoj se çdo qytet ka atë gjënë e veçantë të tij. Dhe, konkretisht, mbas disa qytetesh, unë arrita të provoj edhe qytetin e Shkodrës dhe normalisht deri në këto moment ndjehem shumë mirë dhe shpresoj që ndoshta që në të ardhmen të jem përsëri e skuadrës kuqeblu.”
“Por, kjo gjë që varet në dorën e drejtuesve të Vllaznisë”, – ka thënë ai. Ndërsa pyetjes për ndeshjen e së shtunës me Teuten, Vrapi u përgjigjet: “Është ndeshje e vështirë, por them që, meqë kanë qeënë të dyja me ushtri që luftonin, qoftë Durrësi andej nga krahu i bregdetit dhe qoftë Shkodra këndej nga krahu tjetër, kështu që besoj që të fitojë ushtria jonë këtë herë”.