AlbanianSport.com 08.04.2016 09:50
ASNN – Kanë nisur zyrtarisht që dje përgatitjet për Turneun Ndërkombëtar të Pingpongut i pagëzuar BITT 2016 ose ndryshe “Tribut për Matin”. Organizatorja kryesore e këtij aktiviteti, Elda Gjoka, fillimisht ka bashkëbiseduar me drejtuesit e Bashkisë Mat dhe institucioneve vendore e në mesditë kjo veprimtari është prezantuar nëpërmjet një konference shtypi.
Është viti i katërt radhazi që BITT organizohet në Burrel, një herë si “Tribut Miqësie” e tashmë si “Tribut për Matin”. Rustem Nuzi, nënkryetar i Bashkisë Mat, tha se zhvillimi i këtij kampionati pingpongu në qytetin e Burrelit është një vlerësim dhe kontribut me vlera për këtë trevë. Ai nënvizoi se pushteti lokal dhe strukturat e tjera në këtë Bashki janë të angazhuara dhe të interesuara që BITT 2016 të organizohet sa më mirë.
“Bashkia Mat e ka rritur ndjeshëm kujdesin për shumësportet. Me siguri dhe ky veprimtari rrit ndjeshmërinë e publikut për t’u marrë me sport, – tha kryebashkiaku matjen. – Bashkia Mat do të jetë bashkëpunuese me drejtuesit e BITT-it dhe do të ndihmojë që sportistët e ardhura nga vende të ndryshme të kenë kushte normale akomodimi.”
“Ne falënderojmë Elda Gjokën, që vazhdon të tregojë respekt e dashuri për vendlindjen e saj, Matin”, – përfundoi Nuzi.