AlbanianSport.com 08.04.2016 07:05
ASNN – Liverpul i Jurgen Klopit është larguar me një barazim me vlera, 1-1 nga Dortmundi në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Evropës. Ish-trajneri i Borusia u kthye në stadiumin ku qëndroi për 7 vite, kësaj here si kundërshtar.
Origi shënoi për skuadrën angleze në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit kapiteni Humels barazoi rezultatin. Përpjekjet e mëvonshme më tepër të lojtarëve të Borussia Dortmund nuk ndryshuan asgjë.
Ndërkohë, Sevilja fitoi derbin spanjoll në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit. Ekipi i Unai Emerisë, fitues në fuqi i saj, mundi Atletikon e Bilbaos me rezultatin 2-1.
Me të njëjtin rezultat përfunduan edhe takimet e tjera, ku Shahtjori i Donjeckut mundi skuadrën e Bragën, ndërsa Vijareali ekipin Spartës së Pragës.
Ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e ardhshme.