Gjergj Vyshka 07.04.2016 22:50
Gara “Fejzi Povata” do të jetë për paratërinj, të rinj dhe për kategorinë e Nën-23-vjeçarëve dhe Elitë, ndërsa duket se është edhe si testim në prag të Kampionatit Ballkanik që do të zhvillohet në korrik në Elbasan. Anxhaku: “Janë të gjithë në formë”.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, është i bindur se do të marrin pjesë të gjitha skuadrat në vend, midis të cilave, edhe Skënderbeu e sapokrijuar. Anxhaku tregon edhe kalendarin e 2016-ës.
“Do të bëjmë Kupën e vëllezërve Murriqi, ndoshta me etapën Tiranë-Shkodër, por mund të kemi dhe një shtesë Shkodër-Pukë. Rrethin çiklistik e kemi lënë ta zhvillojmë më 15 qershor 2016.”
“Kurse Kampionati Ballkanik etapën e kronometrit do ta ketë Elbasan-Peqin, ndërsa e rrugës do të jetë Elbasan-Rrogozhinë-Kërrabë dhe kthim, – ka vijuar Anxhaku. – Mendoj se kemi një valë veprimtarish të mira këtë vit.”