Gjergj Vyshka 07.04.2016 16:50
Fejzi Povata ka lindur më 22 nëntor 1931 në Durrës, ndërsa familja e tij është me origjinë kosovare nga Gjakova. E ka nisur karrierën e tij më 1951 dhe 1952 tek Lokomotiva, ndërsa ka qenë pjesëmarrës në dy rrethe çiklistike.
Është pjesëtar i një brezi të talentuar çiklistësh durrsak si Durim Murthi, Vath Musta, Met Musta, Asim Alia, Mishel Cico, Pirro Angjeli, Gori Risilia dhe Miço Popi. Së bashku me Met Mustën ka qenë trajner tek Lokomotiva.
Kjo e fundit, me Dashamir Ramën, Haki Nikoçin, Lutfi Zinon, Nuredin Bllakën dhe Gëzim Kërtushën arrinte të shpallej edhe “kampione” e Shqipërisë. Fejzi Povata ka pasur meritë edhe në zhvillimin e sportit kosovar.