Gjergj Vyshka 07.04.2016 07:50
“BITT 2016”, ose quajtur ndryshe një veprimtari “Tribut Miqësie”, është në prag, ndërsa do të organizohet në Burrel për të katërtin vit radhazi.
Në këtë turne, atje ku janë përfshirë bashkë pingpongu dhe çiklizmi, janë organizatore Bashkia Mat, Federata Shqiptare e Pingpongut dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit.
Për rrjedhojë, teksa edicioni i sivjetëm është cilësuar “Tribut për Matin”, sot në ora 11:00 në Bashkinë Mat, pranë sallës së Këshillit Bashkiak, do të organizohet konferenca për shtyp.
Në të do të promovohet data zyrtare e veprimtarisë dhe organizimi i kësaj veprimtarie tashmë e përvitshme.