Basketboll / SIGAL Prishtina, për të shkruar historinë e Ligës Ballkanike

Share Button

SIGAL-Prishtina-Kampione-Ballkani-2015

AlbanianSport.com 06.04.2016 16:15

ASNN – SIGAL Prishtina do të mundohet të bëhet skuadra e dytë në histori të Ligës Ballkanike, që e ngre lart trofeun dy herë radhazi. Ekipet e vetme që e kanë fituar këtë trofe dy herë janë Galil Galboa dhe Levski i Sofies, por vetëm ekipi izraelit arriti këtë për dy vjet radhazi.

Tashmë, bardhekaltrit janë në kërkim të një vendi në librat e historisë së BIBL-së si ekipi i dytë me dy tituj radhazi. Faqja zyrtare në Internet e Ligës Ballkanike i ka kushtuar një shkrim të veçantë kampiones kosovare, për të cilin shkruan se i ka mundësitë e mira që ta mbrojë titullin, pasi ka regjistruar 10 fitore radhazi.

Nga totali i 14 ndeshjeve, SIGAL Prishtina i ka humbur vetëm dy, ndërsa nuk ka asnjë humbje në BIBL gjatë vitit 2016. Gjatë sezonit, skuadra kryeqytetase bëri shumë ndryshime në skuadër, ndërsa emëroi gjithashtu edhe trajnerin e ri. Kampionët në fuqi e bënë praktikisht të njëjtën gjë edhe sezonin e kaluar dhe ky doli të ishte vendimi i duhur.

I njëjti skenar duket se po përsëritet edhe këtë edicion, por duhet të pritet zhvillimi i dy ndeshjeve finale. Pas fillimit të dobët të sezonit, SIGAL Prishtina shfaqi shenja përmirësimi pasi e mundi Mornarin 86-75 në fushë të huaj, në ndeshjen e fundit të fazës së parë të grupeve.

Ky ishte fillimi i fitoreve për kampionët, të cilët më pas i shtuan atij triumfi edhe 9 të tjerë. Sidoqoftë, fitorja më e mirë ishte ajo e javës së tretë të fazës së dytë, kur e mposhtën rivalen kosovare, Pejën, 85-84, në një sfidë dramatike. Kjo fitore ua siguroi kryeqytetasve vendin e parë në grup, pasi më pas e mundën edhe Kozuvin e Levskin, për ta siguruar edhe matematikisht kualifikimin në gjysmëfinale, ku e dominuan Beroen në të dyja ndeshjet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh