Gjergj Vyshka 06.04.2016 11:15
Federata Shqiptare e Basketbollit ka shpërndarë dje, nëpërmjet postës elektronike, për të gjithë anëtarët e saj idenë më të re të Federatës Botërore.
Bëhet fjalë për një aplikacion për trajnerë, quajtur ndryshe librari “online”, e cila mund të hapet nga telefonat personal, apo dhe tabletat.
Dhe kjo edhe gjatë zhvillimi të ndeshjes. Federata Shqiptare e Basketbollit u ka dhënë adresat e komunikimit të gjithë trajnerëve që janë louise.schwarz@gmail.com ose indo.fshb@gmail.com.
Kësisoj trajnerët shqiptarë, gjithnjë nëse duan të adaptohen me të rejat teknike, e kanë tashmë dhe mundësinë “online” me Federatën Botërore të Basketbollit.