Gjergj Vyshka 06.04.2016 08:45
Shqipëria e Nën-19-vjeçareve në futboll për femra, e cila drejtohet nga trajneri Nevil Dede, sot në ora 11:00, do të zhvillojë ndeshjen e dytë përballë bashkëmoshatareve të Maqedonisë.
Të hënën kjo kombëtare e ka humbur ndeshjen 1-3 po me Maqedoninë, ndërsa të dyja ndeshjet janë duke u luajtur në vendin fqinj në kuadër të seleksionimit të kombëtares së kësaj grupmoshe.
Nën-19-vjeçaret kuqezi të Dedes do të marrin pjesë në shtator në Eliminatoret e Evropianit, teksa nga data 14, deri më 19 shtator 2016, do të presë Skocinë, Serbinë dhe Qipron.
Tashmë pritet një tjetër reagim nga kombëtarja e Nën-19-vjeçareve sot ndaj Maqedonisë.