Xhudo / Kelmendi merr dritën jeshile nga mjekët për “Rio 2016” (Video)

Share Button

Xhudo-Majlinda-Kelmendi-portret

AlbanianSport.com 05.04.2016 16:55

ASNN – Kampionia e botës dhe e Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendi, e cila synon medaljen olimpike në “Rio 2016”, ka marrë dritën jeshile nga mjekët përsa i përket dhimbjeve që i ishin shfaqur në shpinë.

Mjekët kanë sqaruar se dhimbjet janë kalimtare dhe nuk do ta pengojnë Kelmendin, e cila gjatë këtij muaji do të konkurrojë në Kampionatin Evropian të Xhudos dhe, gjatë gushtit, në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Shpresa e Kosovës për medalje olimpike, Majlinda Kelmendi, ka marrë ditët e fundit një lajm të mirë. Xhudistja 24-vjeçare ka mësuar që dhimbjet e shpinës që e kanë shqetësuar për kohë të gjatë nuk janë diçka serioze dhe nuk pritet ta pengojnë atë në rrugëtimin drejt medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Në fillim të vitit të shkuar, xhudistja pejane kishte pësuar një dëmtim të gjurit e menjëherë i ishte nënshtruar një operacioni. Rikuperimi nga lëndimi në gju u mbyll me sukses në fillim të verës së kaluar, por ndërkohë asaj iu shfaqën dhimbje në shpinë.

Për këtë arsye, ajo mungoi në Botërorin e vitit të kaluar, që u mbajt në muajin gusht, duke u kthyer në shtator në një garë me ngarkesë shumë më të vogël. Prej atëherë Majlinda nuk ka marrë pjesë në shumë gara.

Ka vazhduar me rezultate maksimale, por telashet me shpinën nuk i janë ndarë asnjëherë. Megjithatë, mjekët tashmë kanë sqaruar se dhimbjet janë kalimtare dhe nuk do ta pengojnë Kelmendin.

Gjatë këtij muaji, xhudistja pejane do të konkurrojë në Kampionatin Evropian të Xhudos për Të Rritur dhe, gjatë gushtit, në Lojërat Olimpike, që mbahen në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh