Gjergj Vyshka 05.04.2016 15:15
Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur të vazhdojë përzgjedhjet e ekipeve përfaqësuese, ndërsa këtë të mërkurë do të jenë në testimet fizike dhe mjekësore kombëtarja e femrave.
Siç dihet kjo kombëtare do të drejtohet nga Altin Martiri dhe Roland Tarja, ndërsa do të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Evropës. Dhe do të jetë përballë Polonisë, Bjellorusisë dhe Sllovakisë, teksa nga data 3, deri më 5 qershor 2016 do të jetë në Poloni.
Dhe, më pas, nga data 17, deri më 19 qershor 2016, do të luhet në Shqipëri. Të gjitha lojtaret e thirrura në këtë seleksionim do të jenë të mërkurën në ora 08:00 në Universitetin e Sporteve në Tiranë.
Atje ato ku do të kryejnë analizat mjekësore dhe testet fizike. Bie në sy rikthimi i Arjola Prengës, së bashku me të motrën Adelajda Prengën, të cilat, edhe me Romina Matoshin, luajnë në Kosovë.
Lista e volejbollisteve të thirrura në përzgjedhje:
Braho (Barleti Volej), M.Tuci (Barleti Volej), Xhixha (Barleti Volej), Bici (Barleti Volej), Xheka (Barleti Volej), Thaka (Barleti Volej), Fagu (Barleti Volej), Nezaj (Tirana), Tuci (Tirana), Blloku (Tirana), Pirra (Tirana), Hoxha (Tirana), Bego (Skënderbeu), Kole (Skënderbeu), Shahu (Skënderbeu), Shehu (Partizani), Meçorapoj (Partizani), Molla (Vllaznia), Peteza (Vllaznia), Çaushaj (Flamurtari), Arjola Prenga, Adelajda Prenga (Drita e Gjilanit), Romina Matoshi (Skënderaj).