Volejboll / Agolli rrëfen sherrin e të rejave: Shkaktar, trajneri i Partizanit!

Share Button

Volejboll-Te-Reja-Tirana-agolli-trofeu

Gjergj Vyshka 05.04.2016 10:15

Kapitenia bardhblu: “Ne jemi kampionë absolut për të reja dhe kjo falë punës së palodhur që kryen trajnerja jonë Rudina Omari. E kjo i bën xhelozë të gjithë.” Stela Agolli, kapitenia e Tiranës në volejboll për të reja, por njëkohësisht dhe pjesëtare e ekipit të parë, e përfshirë në sherrin pas ndeshjes të së dielës me Partizanit ka dhënë versionin e saj për ngjarjen. Agolli pranon që ka pasur një shtyrje me dorë me Livia Xhaferrin, por më pas në prani të prindërve dhe oficerëve të policisë i kanë dhënë dorën njëra-tjetrës.

Dhe sipas Agollit protagonisti i sherrit është trajneri i Partizanit, Ilir Thanasi. Dhe qëndrimin e kapitenes së Tiranës në volejboll për të reja, gazeta “Sport Ekspres” po e sjell të plotë, gjithnjë sipas versionit të lojtares. “Lexova e çuditur shkrimet në gazetat sportive për incidentin e ndeshjen Tirana-Partizani për të reja, atje ku jam përfshirë si protagoniste, – ka sqaruar ajo. – Shkrimet në gazeta dhe qëndrimi i gjyqtarit të ndeshjes, që i referohen, Enri Zenullarit, janë të pavërteta dhe të pasakta. Sa për informacion, ndeshja u luajt normalisht dhe mbaroi me rezultatin e pastër 3-0 për Tiranën.”

“Pas mbarimit të ndeshjes, kam firmosur protokollin dhe bashkë me shoqet e ekipit kemi përshëndetur tifozët e skuadrës tonë që na mbështetën dhe brohoritën, – ka vijuar volejbollistja. – Në këtë moment, Ilir Thanasi, trajneri i Partizanit, më tërheq për krahu dhe më shtyn duke më thënë “çfarë do ti nga ana e gocave të Partizanit. Kjo gjë krijoi tension, ku u përfshinë thuajse të gjitha vajzat e Tiranës dhe Partizanit. Në këtë situatë kam pasur një shtytje me duar me lojtaren e Partizanit, Livia Xhaferri. Në asnjë rast nuk kam goditur me shkelm trajnerin e Partizanit.”

“Apo të kem goditur me grusht lojtaren e Partizanit, ashtu siç thuhet në gazetë, apo të ketë raportuar gjyqtari i dytë, Zenurllari, – ka vijuar pretendimet e saj Agolli. – Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Unë me Livian kemi qenë dhe mbetemi shoqe, megjithëse luajmë në skuadra të ndryshme. Pasi kemi dale nga dhomat e zhveshjes, gjithçka është sqaruar në palestrën e Tiranës mes prindërve tanë, që ishin në ndeshje, dhe oficerëve të policisë. Pra nuk ka pasur asnjë denoncim në polici, apo shoqërim në polici. Burimi i tensionit që u krijua pa shkak ishte trajneri i Partizanit.”

“Unë nuk kisha asnjë arsye për të krijuar tension, pasi ekipi im sapo kishte fituar ndeshjen e radhës me Partizanin, – ka theksuar volejbollistja e Tiranës. – E vërteta është se në vitet e fundit, ndeshjet me Partizanin tensionohen nga jashtë dhe kryesisht nga qëndrimet e trajnerëve. Vitin e kaluar, në ndeshjen me Partizanin, tek palestra e Partizanit, janë nxjerrë përjashta me forcë gjyqtaret e ndeshjes nga trajneri i Partizanit. Kemi luajtur me një gjyqtar, që është trajner tek ekipi zinxhir i Partizanit dhe megjithatë kemi fituar 3-2.”

“Për atë që ndodhi vjet, askush nuk shkroi asnjë rresht dhe nuk mori asnjë masë, – ka vijuar kapitenia e të rejave të bardhebluve të rrjetës. – Trajneri i Partizanit, Ilir Thanasi, para 2 vjetëshë është dënuar nga Federata pasi ka goditur me grusht gjyqtarin e ndeshjes finale. Ndërsa unë si lojtare deri tani nuk kam marrë asnjë karton për sjellje të parregullt. Ishte një incident që nuk e nisa unë. Megjithatë i kërkova falje shoqes time Livia dhe i dhamë dorën njëra-tjetrës në fund në prezencë të prindërve dhe oficerëve të policisë.”

“Nuk e kuptoj se përse u bë kaq e madhe një ngjarje që u mbyll që në palestrën e Tiranës. Skuadra jonë e Tiranës është kampione absolute prej disa vjetësh falë punës së palodhur që kryen trajnerja jonë, Rudina Omari. Kjo gjë duket që shkakton xhelozi tek disa persona që nuk arrijnë dot rezultatet tona. Ndaj përpiqen që të na dëmtojnë duke sajuar gjëra të tilla të pavërteta”, – ka përfunduar kapitenia e Tiranës në volejboll për të reja, Stela Agolli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh