Motosporte / Shaka: Edhe Shqipëria duhet të ketë një autodrom (Video)

Share Button

Brikena-Valter-Shaka

AlbanianSport.com 05.04.2016 07:05

ASNN – Shqipëria mund të ketë një autodrom ku do të zhvillohen gara me motorë dhe makina. Valter Shaka, drejtori ekzekutiv i “Motorsport Profesional Advice” ka hedhur idenë në realizimin e një projekti të tillë në Shqipëri. Përfitimet ekonomike do të jenë të mëdha për  qytetin ku do të bëhet ky autodrom. Ndërsa për realizimin e tij duhen të paktën mbi 20 milion euro dhe një kohëzgjatje prej 2 vitesh punime.

Një autodrom ku do të zhvillohen gara me motorë dhe makina. Një ide e tillë është diskutuar të hënën në tryezën e bashkëbisedimit midis drejtuesve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Valter Shakas, drejtorit ekzekutiv të “Motorsport Profesional Advice”. Duke folur ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar, ai ka treguar disa detaje të këtij projekti.

“Sapo hyra në rrugët e Tiranës, pashë një lëvizje të madhe makinash, madje makina të shtrenja, sportive dhe më lindi ideja, pse të mos ketë një autodrom në Shqipëri, – ka thënë ai. – Një pistë ku mund të zhvillohen gara me motorë dhe makina, teste provash të Moto GP dhe Formula 1. E biseduam me presidentin e KOKSH-it, Viron Bezhanin, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Stavri Bellon.”

“Ata janë shumë dakort për realizimin e këtij projekti, – ka vijuar ai. – Do të bëjmë edhe disa takime të tjera këtu në Tiranë për të parë se si do të shkojnë gjërat. Sllovenia dhe Kroacia e kanë nga një autodrom, përse mos ta ketë edhe Shqipëria një të tillë?” Por sa kushton realizimi ikëtij projekti dhe sa mund të jetë kohëzgjatja e ndërtimit të një autodromi.

“Një autodrom i thjeshtë, 3-4 km i gjatë, mund të shkojë deri në 20-25 milionë euro, – ka sqaruar Shaka. – Pastaj çdo gjë varet nga lloji i autodromit që do të ndërtosh. Anglia dhe India po bëjnë nga një autodrom që i kalon shifrat e 300 milionë eurove. Por këto janë projekte vetëm për imazh. Nëse realizohet ky projekt, bashkia dhe vetë qyteti do të kenë përfitime të mëdha.”

“Përveç pistës, do të ndërtohet një kompleks i madh me qendra të mëdha biznesi, hotele, nga të cilat do të vijnë edhe të ardhurat, – ka vijuar ai. – Italia, Anglia, Spanja e shtete të tjera të fuqishme kanë mesatarisht nga 20 autodromë dhe ia kanë shijuar përfitimet. Nëse realizimi i projektit fillon tani në Shqipëri, deri në fund të 2018 mund të mbarojë. Ndërsa çmimi i biletave varet nga lloji i pistës që do të ndërtohet.”

Valter Shaka ka qenë realizues në projekte të tilla në mbi 20 shtete. Në takimin me drejtuesit e KOKSH-it ai premtoi se ndihma e Komitetit Olimpik Italian (CONI) nuk do të mungojë në realizimin e këtij projekti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

AlbanianSport.com 14/11/2024 21:15 ASNN – Liga e Kombeve të Evropës, Kombëtarja zhvillon seancën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh