Taekuondo (W) / Top Gym Sport”, 11 medalje, Tirana 3 në turneun e Shkupit

Share Button

Taekuando-Leo-Kapri-2016-TGS-Grupi-Shkup

AlbanianSport.com 04.04.2016 15:15

ASNN – “Top Gym Sport” dhe Tirana Taekuondo në këtë fundjavë kanë qenë pjesëmarrës në “Turneun e Hapur” të Shkupit, në versionin “World”. Dhe përfundimi janë tre medalje për Tirana Taekondo, e cila drejtohet nga Arjola Zhegu. Dy medalje të arta dhe një argjendi, ndërsa një pjesëmarrje mjaft të mirë ka bërë edhe “Top Gym Sport”, i drejtuar nga trajneri me licencë ndërkombëtare, Leo Kapri.

Më konkretisht, ekipit i TGS-së është kthyer me 11 medalje. Nga këto ‎6 kanë qenë medalje ari, 3 argjendi  dhe ‎2 bronzi. Më konkretisht, ‎Ada Demneri ka marrë medalje ari  në kategorinë e peshës trupore deri në 53 kg për të rritur, ashtu siç ka bërë edhe Glikeria Quka, në kategorinë e peshës trupore deri në 55 kg dhe Julian Selenica në kategorinë e peshës trupore deri në 65 kg për paratërinj.

Për të rinj, ‎Arlind Lushaj ka marrë medalje ari në kategorinë e peshës trupore deri në 55 kg, kurse Dejvi Rakipi ka marrë kreun e podiumit në kategorinë e peshës trupore mbi 57 kg për fëmijë, ashtu siç ka bërë po për fëmijë edhe Ozvaldo Zhuzhi, në kategorinë e peshës trupore deri në 33 kg. Një medalje e argjendtë u mor për fëmijë nga Alden Drago, në kategorinë e peshës trupore deri në 33 kg.

Po kështu, medalje të argjendtë morën për të rinj nga Ariel Rrushi në kategorinë e peshës trupore deri në 68 kg dhe ‪Krisantho Quka në kategorinë e peshës trupore deri në 59 kg. Dy medaljet e bronzit u morën për fëmijë nga Noel Hasa, në kategorinë e peshës trupore deri në 23 kg, dhe Erilda Rrushi, në kategorinë e peshës trupore deri në 33 kg.

Në këtë turne morën pjesë 310 sportistët nga 6 shtete, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Bullgaria, Serbia dhe Kroacia. Kësisoj, taekuondoja shqiptare vijon të dhurojë spektakël në veprimtaritë ndërkombëtare, ndërsa “Top Gym Sport” është konfirmuar edhe një herë si një faktor i fuqishëm në zhvillimin dhe çuarjen përpara të kësaj disipline të arteve marciale në Shqipëri.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

AlbanianSport.com 14/11/2024 21:15 ASNN – Liga e Kombeve të Evropës, Kombëtarja zhvillon seancën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh