Shah / Klean Shuqja vazhdon të rezistojë në Evropian, tashmë e dyta

Share Button

Shah-Ted-Shpati-Suzana-Kerciku-Devid-Spiru-Pirro-Marko-Klean-Shuqja-Timoleo-Mico-Shkelqim-Cela-kolazh

Gjergj Vyshka 25.10.2014 11:05

Klean Shuqja jo vetëm që vazhdon të habisë në Kampionatin Evropian të Shahut për Moshat në Batum të Gjeorgjisë, por është rezistente edhe përballë kundërshtarëve më të forta se ajo. Kështu ka ndodhur dhe dje me rusen Margarita Zvereva, e cila është kandidate mjeshtre dhe ka koeficientin ELO 1604. Pas një ndeshje të tensionuar dhe shumë të fortë, ndërsa ishte përballja me kampionen e Rusisë, Shuqja ka barazuar dhe ka arritur në kuotën 5 pikëve.

Tashmë është në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Olga Melenshuk, e cila kryeson me gjashtë pikë. Në turin e shtatë, Shuqja do të përballet me rusen Ema Zavivaeva, e cila është në vendin e katërt. Një paraqitje e shkëlqyer e Shuqës. Ndërkohë që në grupmoshën e 16-vjeçareve për vajza, Suzana Kërçiku ka fituar me gjeorgjianen Tea Sholadze. Dhe me 2.5 pikë është në vendin e 51-të mes 67 pjesëmarrësve. Po kështu ka fituar aforfe Devid Spiru në grupmoshën e Nën-14-vjeçarëve për djem.

Me 1 pikë ai është i 95-ti mes 99 pjesëmarrësve. Duke vazhduar më tej, Timoleo Miço tek Nën-16-vjeçarët ka barazuar me spanjollin Alberto Portela Peleterio dhe me 3 pikë është i 55-ti mes 89 pjesëmarrësve. Është mundur Ted Shpati tek Nën-18-vjeçarët nga armeni H. Haikoban Hovhanes, teksa ka mbetur i fundit. Por Pirro Marko, i cili një ditë më parë kishte fituar me azerbajxhanasin Shahin Hajiev, është mundur nga gjeorgjiani Giorgi Demurkanashvili.

Dhe me një pikë në 6 ture, është i 118-ti mes 121 pjesëmarrësve në këtë grup. Përfundimisht Klean Shuqja është nderi i Shqipërisë në Evropianin e moshave në shah, ndërsa në prag të një titulli të lartë Evropian. Sot Kampionati është pushim, ndërsa rifillon të dielën me turin e shtatë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shah / Karlsen fiton maratonën 50-orëshe, shpallet “kampioni i ri i botës”

Shah / Karlsen fiton maratonën 50-orëshe, shpallet “kampioni i ri i botës”

AlbanianSport.com 29/11/2018 15:35 ASNN – Magnus Karlsen është shpallur të mërkurën “kampion

(Video) Shah / Erald Dervishi, kreu ekzekutiv  i Federatës Evropiane

(Video) Shah / Erald Dervishi, kreu ekzekutiv i Federatës Evropiane

AlbanianSport.com 08/10/2018 12:45 ASNN – Përtej një paraqitjeje të mirë në aspektin sportiv, sporti

(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

AlbanianSport.com 05/10/2018 19:30 ASNN – Që nga data 24 shtator, në Batumi të Gjeorgjisë po zhvillohet

Shah / Kampionati i 44-t Kombëtar Ekipor, nga data 20, deri më 28 tetor 2018

Shah / Kampionati i 44-t Kombëtar Ekipor, nga data 20, deri më 28 tetor 2018

AlbanianSport.com 29/09/2018 21:15 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi të postuar në profilin e saj zyrtar

Shah / Olimpiada Botërore e Shahut në Gjeorgji, Shqipëria, e plotë

Shah / Olimpiada Botërore e Shahut në Gjeorgji, Shqipëria, e plotë

AlbanianSport.com 28/09/2018 19:40 ASNN – Në Gjeorgji po zhvillohet Olimpiada Botërore e Shahut,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh