AlbanianSport.com 03.04.2016 20:35
ASNN – Elbasani është mundur në shtëpi nga Vllaznia, me rezultatin e përgjithshëm 69-83 në takimin e luajtur në kuadër të javës së 17-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra.
Shkodranet kanë qenë më lartë në lojën e tyre dhe e kanë merituar fitoren me atë që treguan. Pjesa e parë ishte më e mirë për basketbollistet vendëse, që e fituan atë ngushtësisht 18-17.
Më pas do të vinte edhe përmbysja e miqve, ku fitojnë të dytën 14-19 dhe të tretën 19-21. Për t’i vënë “kapakun” fitores, shkodranet fituan edhe në pjesën e katërt në shifrat 18-26 dhe në total 69-83.
ELBASANI – VLLAZNIA 69-83
(18-17, 14-19, 19-21, 18-26)
ELBASANI: Karaj, Rusta, Xhyra, Sylenji, Qosja / Vyshka, Gjata, Zenuni, Selfo, Ahmetaj, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
VLLAZNIA: I. Dashja, Beranija, Mustafa, Basha, Kraja / Çoçja, A. Dashja, Karajfiu, Lisi. Trajner: R. Rasha
GJYQTARË: A. Bejko, E. Tiko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 17-të
(1-2 prill 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Skënderbeu 51-47
Të shtunën:
Flamurtari – Studenti 82-59
Elbasani – Vllaznia 69-83
Goga Basket – Tirana 103-80
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 18 18 0 1392-1108 36
- Goga Basket 17 13 4 1397-1106 30
- Vllaznia 17 10 7 1201-1136 27
- Tirana 17 10 7 1242-1207 27
- Skënderbeu 18 6 12 1144-1256 24
- Studenti 17 6 11 974-1156 23
- Kamza Basket 17 5 12 885-1033 22
- Elbasani 17 1 16 1091-1280 18