AlbanianSport.com 03.04.2016 09:20
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur dje 3 takimet e javës së tij të 19-të, ndërsa Tirana ka qenë pushim. Studenti është rikthyer, ndërsa ka gjetur fitoren pas dy humbjeve radhazi, duke mposhtur Farka Volejin me rezultatin 3-1.
Atëherë kur është menduar se Studenti po e çonte ndeshjen në një rezultat të pastër ka kthyer Farka Volej. Studenti i trajnerit Ylli Tomori e ka nisur mirë, ndërsa ka fituar dy sete radhazi.
Por skuadra e Dritan Bardhit ka fituar setin e tretë, në një maratonë, duke luftuar dhëmb për dhëmb në setin e 4-t, një tjetër maratonë, që sidoqoftë, në fund është vendosur nga përvoja e Studentit, që e fiton kështu takimin 3-1.
Ndërkohë Vllaznia ka forcuar kryesimin në volejbollin e meshkujve, por ka vuajtur për të mundur Teutën 3-1 mbrëmë në “Qazim Dervishi”, në takimin e vlefshëm për javën e 19-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj.
Në takimin e fundit të kësaj jave, Elbasani është mundur pastër nga Skënderbeu me rezultatin 3-0. Vllaznia kryeson me 38 pikë, 3 më tepër sesa Studenti, ndërsa Tirana mban vendin e 3-të me 33 pikë dhe Farka Voleji të 4-tin, me 29.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 19-të
(2 prill 2016)
Vllaznia – Teuta 3-1
Farka Volej – Studenti 1-3
Elbasani – Skënderbeu 0-3
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 17 13 4 43-23 38
- Studenti 16 12 4 40-21 35
- Tirana 16 10 6 37-20 33
- Farka Volej 16 10 6 35-23 29
- Teuta 16 9 7 34-30 25
- Skënderbeu 17 3 14 12-43 9
- Elbasani 16 0 16 7-48 2