Gjergj Vyshka 03.04.2016 07:05
ASNN – Janë luajtur dje 3 nga ndeshjet e vlefshme për javën e 13-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, ndërsa takimi i fundit, ai midis Teutës dhe Elbasanit, luhet të hënën.
Kështu, vajzat bardheblu të trajnerit Adrian Gorenxa, ndoshta në një ditë jo shumë të mirë, kanë mundur të përfitojnë edhe nga pikët e falura të korçareve, që dje kanë qenë 22 të tilla në tre sete.
Ashtu sikurse dhe pritej, Tirana e ka fituar ndeshjen e saj të radhës me Skënderbeun, pastër 3-0. Por në fakt nuk është se ka shkëlqyer, edhe pse skuadra e Gorenxës ka luajtur me shtatëshen e lojtareve më të mira.
Ndërkohë, thuajse brenda një ore ka fituar Barleti Volej në Shkodër, që nuk ka toleruar në asnjë aspekt në takimin e vlefshëm për javën e 13-të. Madje e ka pasur si ndeshje stërvitore përpara kryesfidës me Tiranën, që do të luhet të shtunën e ardhshme.
Në takimin tjetër, Partizani kalon pa shumë probleme në Vlorë, ndërsa Flamurtari vijon gjithmonë edhe më shumë të shkojë drejt një kategorie më poshtë. Në fakt, edhe për shkak të përbërjes së të dyja skuadrave, Partizani ka fituar në 3 sete ndaj vlonjateve.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 13-të
(2 prill 2016)
Të shtunën:
Vllaznia – Barleti Volej 0-3
Flamurtari – Partizani 0-3
Tirana – Skënderbeu 3-0
Të shtunën:
Teuta – Elbasani
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 13 13 0 39-1 39
- Tirana 13 12 1 37-3 36
- Skënderbeu 13 9 4 27-16 25
- Partizani 13 6 7 18-25 18
- Vllaznia 13 5 8 18-26 15
- Teuta 12 4 8 17-25 14
- Elbasani 12 2 10 8-30 6
- Flamurtari 13 0 13 1-39 0