AlbanianSport.com 02.04.2016 21:45
ASNN – Ndeshja më e rëndësishme e javës së 28-të të Kategorisë Superiore, ajo midis Laçit dhe Partizanin është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0. Të kuqtë lëshojnë dy pikë të çmuara në fushën e Laçit dhe e çojnë në 6 pikë diferencën me Skënderbeun e vendit të parë.
Nga ana e tyre, korçarët kanë fituar 2-1 me Vllazninë. Kështu, 4 takimet e para të kësaj jave janë luajtur të shtunën dhe ndeshja më e rëndësishme ka qenë ajo midis Laçit dhe Partizanit, e cila u transmetua drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar dhe është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Të kuqtë lëshojnë kështu dy pikë të çmuara në fushën e Laçit dhe e çojnë në 5 pikë diferencën me Skënderbeun e vendit të parë. Nga ana e tyre, korçarët kanë fituar 2-1 me Vllazninë. Partizani ngjitet në kuotën e 60 pikëve, 6 më pak se Skënderbeu kryesues.
Në sfidën tjetër të luajtur në orën 16:00 Kukësi ka fituar 2-0 ndaj Bylisit në fushën e këtij të fundit. Me fitoren e sotme, Kukësi blindon vendin e tretë në kampionat me 48 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë, duke qenë seriozisht i rrezikuar të bjerë nga Kategoria.
Sfida e luajtur në orën 19:00, ajo midis Teutës e Flamurtarit është mbyllur në barazim 1-1. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit e ul të dielën siparin e javës së 28-të të saj, me takimin midis Tiranës dhe Tërbunit, që nis të luhet në ora 19:00 në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.