Gjergj Vyshka 02.04.2016 12:35
Federata Shqiptare e Shahut dje ka marrë një lajm të mirë nga Federata Botërore e katrorëve bardhezinj. Sepse Kampionati Botëror i shkollave më 2018-ën do të zhvillohet në Durrës.
E kjo vjen pas “matçit” botëror për femra më 2011 në Tiranë mes kinezes Ji Fan dhe indianes Koneru, por dhe turneut ndërkombëtar të Durrësit. E ky Botëror në Shqipëri është një impenjim i madh për Federatën Shqiptare të Shahut.
Sakaq shahu shqiptar ka përfunduar kampionatin e grupmoshave 8-18 vjeç, teksa kampionët e Shqipërisë janë Aleks Kote (Nën-8-vjeç), Klean Shuqja (Nën-10-vjeç), Deni Vito (Nën-12-vjeç), Marinel Vasili (Nën-14-vjeç), Alket Çaushi (Nën-16-vjeç) dhe Tedi Shpati (Nën-18-vjeç).
Tashmë shahu shqiptar bëhet gati për gjysmëfinalet e të rriturve, më 7-14 prill, të cilat do të zhvillohen në ish-kompleksin Dinamo. Por zhvillimi i Botërorit të shkollave më 2018-ën në Durrës është një lajm shumë i mirë dhe i madh për shahun shqiptar.