Gjergj Vyshka 31.03.2016 19:50
Vllaznia është bërë si “mace e zezë” për djemtë e Ylli Tomorrit,sidomos në kryeqytet, ndërsa kuqeblutë kanë fituar përsëri, 3-2, dhe kanë konfirmuar kryesimin e tyre në volejbollin e meshkujve. Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes së djeshme ishte Troka i Studentit, me 28 pikë, i ndjekur nga Anton Qafarena, me 16 pikë, Kristi Kola 13 pikë dhe Nikolin Qafarena 10 pikë.
Në bllok ka dalë fitues Rrashketa i Vllaznisë me 11 mure fituese, pasuar me nga 3 mure fituese Çali, Ivanov të Studentit dhe Anton Qafarena i Vllaznisë. Në shërbim me 3 rezultative është Troka i Studentit i ndjekur nga Çali dhe K. Martiro me dy, Nikolin Qafarena me dy. Në total, në 5 setë Studenti shënoi 104 pikë prej të cilave 71 vetë, kurse 33 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vllaznisë.
Në krahun tjetër Vllaznia në pesë sete realizoi 100 pikë nga të cilat 78 pikë vetë, kurse 22 pikë kanë ardhur nga gabimet e Studentit. Dhe pse ka gabuar më shumë, Vllaznia përsëri ka qenë fituese duke e merituar suksesin ndaj Studentit dhe duke konsoliduar kreun e renditjes, me 35 pikë, dy pikë më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Tirana, që dje ka gabuar në Durrës, dhe 3 më tepër sesa kampionia në fuqi.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 18-të
(30 mars 2016)
Skënderbeu – Farka Volej 0-3
Studenti – Vllaznia 2-3
Teuta – Tirana 3-2
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 16 12 4 40-22 35
- Tirana 16 10 6 37-20 33
- Studenti 15 11 4 37-20 32
- Farka Volej 15 10 5 34-20 29
- Teuta 15 9 6 33-27 25
- Skënderbeu 16 2 14 9-43 6
- Elbasani 15 0 15 7-45 2