Gjergj Vyshka 30.03.2016 13:25
Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa, që në garën e profesionistëve konkurron me skuadrën “Southest-Venezuela”, dje në etapën e parë të garës “Tre Panne” është rrëzuar 60 kilometra nga finishi.
Sipas drejtuesve të kësaj skuadre, Zhupa është transportuar në spitalin e Zotegemit në Belgjikë, ndërsa është diagnostikuar me frakturë në klavikul. Që do të thotë se e ka humbur pjesëmarrjen e tij në Xhiron e Flandreve të dielën.
Ndërkohë për këtë ekip ka pasur tërheqje nga gara edhe për Jakub Mareczko dhe Mirko Tedeski, që kanë qenë me gjendje gripale, si dhe për Andrea Dal Kol. Por dita jo ka qenë për Eugert Zhupën.
Federata Shqiptare e Çiklizmit i ka uruar atij shërim të shpejtë, edhe sepse është parashikuar për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Elitës dhe moshës 23 vjeç, që do të zhvillohet në Elbasan, më 1-3 korrik.
Përveç Zhupës, në profesionizëm merr pjesë edhe Redi Halilaj.