Gjergj Vyshka 30.03.2016 07:55
Të mërkurën e ardhshme, Federata Shqiptare e Atletikës do të zhvillojë veprimtarinë e tretë kombëtare. Bëhet fjalë për Kampionati Kombëtar të Atletikës për grupmoshën e Nën-13-vjeçarëve & Nën-16-vjeçarëve, që ndryshe nga ai dimëror do të bëhet në pistën e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet.
Për Nën-13-vjeçarët, Federata Shqiptare e Atletikës do të zbatojë rregulloren e Federatës Botërore, atje ku është përcaktuar që gjithçka duhet të jetë në formën e lojës. Jo vetëm kaq, por hedhja e topit do të bëhet me dy duar pas shpinës për vajza duhet të jetë 500 gram, kurse për djem 1 kilogram.
Gjithashtu Federata Shqiptare e Atletikës do të bëjë dhe pajisjen me disqe 400 gram për djem dhe 300 gram për vajza. Tek shtiza do të përdoren vorteks për vajza dhe plastike për djem. Në vrapimim me pengesa do të jenë 5 të tilla, që do të jenë 50 centimetra të larta dhe 70 centimetra të gjera, që do të jenë larg 7.50 metra nga njëra-tjetra.
Ndërkohë për Nën-16-vjeçarët, në kalimin me pengesa është dhënë udhëzimi që për djem të jenë 0.84 centimetra të larta, kurse për vajza 0.65 centimetra. E në të tilla kushte pritet që të ketë dhe masivitet, sepse me këtë kampionat të moshave deri në 13 dhe 16 vjeç Federata Shqiptare e Atletikës pretendon të ketë sa më shumë prurje dhe talente për të ardhmen.
Kampionati Kombëtar i Atletikës
për Nën-13-vjeçarët & Nën-16-vjeçarët
Programi i garave:
Djem Nën-13-vjeçarët
Ora 11:00 50 metra
Ora 11:15 Hedhje disku
Ora 11:25 50 metra me pengesa
Ora 11:35 Kërcim së gjati
Ora 11:45 600 metra
Ora 12:15 100 metra
Ora 12:30 Hedhje topi
Ora 12:45 4×50 metra
Ora 13:00 Hedhje shtize
Vajza Nën-13-vjeçaret
Ora 11:15 50 metra
Ora 11:35 Hedhje disku
Ora 11:35 50 metra me pengesa
Ora 11:50 Kërcim së gjati
Ora 12:00 600 metra
Ora 12:20 Hedhje topi
Ora 12:30 100 metra
Ora 13:00 4×50 metra
Ora 13:00 Hedhje shtize
Djem Nën-16-vjeçarët
Ora 15:00 100 metra me pengesa
Ora 15:00 Hedhje gjyle
Ora 15:30 100 metra
Ora 15:45 Hedhje çekiçi
Ora 16:00 Kërcim së gjati
Ora 16:05 1000 metra
Ora 16:20 Hedhje disku
Ora 16:30 Kërcim së larti
Ora 16:40 400 metra
Ora 17:10 4×100 metra
Vajza Nën-16-vjeçaret
Ora 15:15 50 metra me pengesa
Ora 15:30 Hedhje gjyle
Ora 15:50 100 metra
Ora 16:00 Hedhje çekiçi
Ora 16:15 Kërcim së gjati
Ora 16:20 Hedhje disku
Ora 16:25 1000 metra
Ora 16:40 Kërcim së larti
Ora 17:00 400 metra
Ora 17:20 4×100 metra