Gjergj Vyshka 28.03.2016 18:55
Duke folur dje për mediat shqiptare në Hotel “Tirana International”, kreu i Ligës Ballkanike të Basketbollit, Shei Shtriks ka pasur edhe një vlerësim për Antonis Kostantinides si trajner të kombëtares së basketbollit të Shqipërisë. “Është trajner që ka pasur rezultate të larta dhe i njeh lojtarët”, – ka thënë izraeliti, duke vlerësuar punën e trajnerit qipriot.
“Këtu, sikur dhe Fill Xhekson të vijë do ta ketë të vështirë të përshtatet me mendësinë e lojtarëve dhe të basketbollit, prandaj Kostantinides është zgjedhje e mirë për basketbollin shqiptar”, – ka theksuar Shtriksi, që pas Demirelit, është vizita e dytë ndërkombëtare në një kohë të shkurtër për basketbollin shqiptar. Më tej, ai vlerësuar edhe kontributin e presidentit të FSHB-së, Avni Ponari.
“Nëse do të flas për Ponarin do të më duhet të jap për mbështetjen për mikun tim për atë që ai bën për basketbollin shqiptar, – ka thënë kreu i Ligës Ballkanike të Basketbollit. – Jo vetëm në mbështetjen e ekipeve në Shqipërisë, por dhe në Kosovë, ndërsa bëhen përpjekjet që basketbolli shqiptar të ngjitet fillimisht, të paktën në nivelet e basketbollit kosovar.”
“7 ekipe kombëtare në veprimtaritë Evropiane, që nga Nën-16-vjeçarët, Nën-18-vjeçarët, Nën-20-vjeçarët dhe të rriturit e të rriturat nuk janë pak për basketbollin shqiptar, – ja vijuar ai. – Ju keni gjyqtar ndërkombëtar, të cilët kanë mbërritur deri në Euro Kup dhe përsëri nuk është pak. Ponari është pjesë e komisioneve në Federatën Evropiane të Basketbollit dhe është person që kudo ku shkon i hapet dera.”
“Si i tillë për ne është nder që e kemi mbështetës në Ligën Ballkanike”, – ka përfunduar Shei Shtriks.