Gjergj Vyshka 28.03.2016 20:50
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp ka folur dhe kryetari i Komisionit Tekniko-Gjykues, Konalsi Gjoka, sipas të cilit kjo është hera e parë që bëhet një seminar i tillë me gjyqtarët shqiptar në të tilla nivele.
“Ne si komision, së bashku dhe me Federatën Shqiptare të Volejbollit, jemi të angazhuar dhe të përkushtuar për edukimin e gjyqtarëve, – ka thënë ai. – Ardhja e dy specialistëve turq dhe shkëmbimi i përvojës me ta ishte i rëndësishëm.
“Ky është seminari i tretë që bëhet në një kohë të shkurtër me gjyqtarët. Dhe punohet gjithnjë në rritjen e nivelit teorik dhe praktik. Ndonëse të tilla seminare duhet të jenë më të shpeshta. Përvoja nga ky seminar ishte shumë e madhe”, – ka përfunduar Gjoka.