Kombëtarja / De Biazi: Lipset përqendrim për ndeshjen me Luksemburgun

Share Button

Xhovani-De-Biazi-2016-Lysien-Nurishmi

AlbanianSport.com 28.03.2016 15:25

ASNN – Përpara miqësores me Luksemburgun, trajneri i kuqezinjve, Xhovani De Biazi ka kërkuar nga futbollistët e tij vëmendje dhe përkushtim, pasi kundërshtari nuk është i lehtë. Më tej ai ka kërkuar mbështetjen e tifozëve duke shpresuar të jenë të shumtë në numër edhe në Francë, në përmbushjen e misionit të vështirë që kanë futbollistët e tij në fazën finale të Evropianit.

Kombëtarja shqiptare luan të martën miqësoren me Luksemburgun. Ky është testi i radhës për 23 lojtarët kuqezinj, të cilët pretendojnë të shkojnë në Francë. Pasi deri në qershor, kur nisin eliminatoret e Evropianit, Kombëtarja do të ketë edhe një ndeshje me Katarin, në të cilin trajneri do të mund të testojë lojtarët e tij. Duke folur para sfidës me Luksemburgun është shprehur, De Biazi ka zbuluar një surprizë.

“Me Luksemburgun do t’u jap mundësinë të luajnë edhe disa lojtarëve të tjerë, të cilët nuk luajtën me Austrinë, – ka thënë italiani me pasaportë shqiptare. – Dua t’i shikoj në veprim dhe më pas do të vendos se cilët do të jenë pjesë e ekipit përfaqësues që do të shkojë në Francë.” Për sfidën me Luksemburgun De Biazi ka kërkuar përqendrim dhe vëmendje nga lojtarët e tij.

“Duhet të kemi kujdes me Luksemburgun pasi ky ekip ka mundur edhe Greqinë, – ka kujtuar kreu i stolit të Kombëtares kuqezi. – Nuk duhet të përsërisim gabimet që bëmë në pjesën e parë me Austrinë. Nëse luajmë si në 45 minutat e dyta, mund ta vemë në vështirësi kundërshtarin dhe të marrin rezultat pozitiv”. De Biazi ka folur edhe për të ardhmen e Milot Rashicës.

“Nëse do të luajë ashtu siç po luan me Vitesen, në të ardhmen do të jetë një protagonist me kombëtaren, – ka thënë ai. – Mendoj se do të jetë në projektet e Kombëtares për Botërorin e Rusisë”. Në fund trajneri italian ka kërkuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve. “Ashtu si gjithnjë, tifozët kuqezinj janë lojtari ynë i 12-të”, – ka thënë 60-vjeçari.

“Kërkojmë mbështetjen e tyre edhe në Francë, – ka vijuar trajneri i kuqezinjve, Xhovani De Biazi. – Mendoj se do të jenë të shumtë atje për të përkrahur skuadrën tonë në arritjen e suksesit në misionin e vështirë që kanë finalet e Evropianit”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh